Vellezërit Siamezë

Dikur Shaqir Fetai dhe Sulejman Rexhepi konsideroheshin si vëllezërit siamezë! Po kush janë këta?! Chang dhe Eng Bunker ishin të parët fëmijë të lindur ngjitas, duke krijuar kështu edhe emrin binjakët siamezë. U lindën më vitin 1811 në Siam, Tajlanda e sotme dhe, sikur natyra i dënoi të jetonin përgjithmonë ngjitur me njëri- tjetrin. Sipas një biografie të fundit mbi vëllezërit origjinalë siamezë, martesa e bineqëve siamezë ishte djallëzore, jonatyrale dhe ata cilësoheshin si monstra.

Nga Shafit Kasami

Deklaratën e Shaqir Fetait dhënë (A. M.) gazetarit përsonal të Sulejman Rexhepit me rastin e përgatitjes së një portreti televiziv, nuk ia vlenë të komentohet. Ajo që duhet të thuhet për këtë deklaratë mund të sublimohet në dy-tri fjali që janë esenca e konstatimeve mbi Shaqir Fetain, i cili, me lloj-lloj intrigash, tradhëtishë, ndihmash policore, kërcënime e shantazha, po mundohet që të hip në postin e Kryetarit të BFI-së!
Nga kjo deklaratë vërehet se Shaqir Fetai është gënjeshtari më qesharak që e ka ky nënqiell. Ai gënjenë, pak sepse e ka shprehi, e ka edukatë, e ka të brendshme, pak nga injoranca e tij dhe, pak ngase ia ka ënda të jetë në rolin e lajkatarit primitiv!
Të jetë e vërtetë ashtu siç gënjenë Shaqir Fetai se, Sulejman Rexhepi na qenka figura markante, zhvillues i mendimit islam, kthesë e madhe në historinë e myslimanëve, përhapës i mendimit të pastër islam, themelues dhe ndërtues i vatrave mësimore islame, personalitet me karizëm të fuqishëm fetar e kombëtar, dhe, në fund, të eliminohet nga një fuks siç është Shaqir Fetai, atëherë do të ngriteshin në këmbë të gjithë myslimanët. Por, myslimanët e vendit e dinë që, Shaqir Fetai dhe Sulejman Rexhepi, për nga karakteristikat, tiparet, shprehitë, vetitë dhe shkathtësitë djallëzore, janë si Vëllezërit Siamezë, për të cilët, shkenca bashkëkohore vëteton se, të ndarë, njëri pa tjetrin, nuk do të mund të jetonin asnjë sekond!
Le ta lexojnë deklaratën e Shaqir Fetait dhe le të binden edhe një herë vetë myslimanët e vendit se cili hajn thirret në emër të tyre:
“Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulemanë Haxhi Sulejman efendi Rexhepin, jo vetëm që e njoh më tepër se dy dekada e gjysëm, por edhe kam qenë bashkëpunëtor i gushtë i tij në funksione dhe pozicione të ndryshme në Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vërtet Kryetari Sulejman efendi Rexhepi ka qenë, është dhe do të ngelë një figurë markante e zhvillimit të mendimit islam, edhe si ide por edhe në aspektin institucional. Ardhja e tij në krye të BFI vërtetë paraqiti një kthesë të madhe në historinë e myslimanëve dhe BFI-së këtu në këtë nënqiell. Mendimi i tij i pastër, i çiltër dhe reformues bëri që organizimi i myslimanëve në këtë nënqiell vërtet të jetë në nivelin e duhur konform kohës dhe rrjedhave të kohës në të cilën ka jetuar dhe vepruar me qëllim që islami të merr karakter të nivelit të lartë. Është një personalitet që qëllim kryesor e pati themelimin e institucioneve fetare arsimore, duke filluar nga Medreseja Isa Beu, pastaj degët e saj, por Kryetari i BFI-së, Sulejman efendi Rexhepi, dëshirë të madhe kishte që të hapë një institucion edhe më të lartë fetaro-shkencor, kështu që arriti të themelojë dhe të ndërtojë Fakultetin e Shkencave Islame, nga i cili institucion vërtet dalin kuadër të mirëfillta për shpjegimin dhe prezantimin e jetes fetare islame. Sulejman Rexhepi është një personalitet me karizëm të fuqishme fetaro-shkencore por edhe kombëtare. Më kujtohet në momentet e para kur, me ardhjen e tij, automatikisht dha urdhërin dhe vendimin që të gjithë institucionet fetaro arsimor, duke filluar nga administrata e BFI-së, të vendoset barazia gjuhësore e këtij Institucioni, kështu, që në momentet e para menjëherë dha urdhër që krejt mësimi të zhvillohet në gjuhën shqipe, të shkruhet administrativisht gjuha shqipe, duke dhënë hapësirë të fuqishme që edhe në institucionet fetaro-arsimore por edhe në BFI, edhe nacionalitetet e tjerta që i takojnë fesë islame, ta gjejnë veten e vet, dinjitetin e tyre fetaro-kulturor dhe kombëtar.”

4. Ç'na panë sytë, ç'po na dëgjojnë veshët – "islamologët" me bateria

Gepostet von Levizja Myslimane per Reforma ne BFI am Mittwoch, 30. September 2020

Leave a Reply