Vetëm 2 të mbijetuar nga transportuesja e përmbysur zelandeze me 43 vetë dhe 6000 bagëti

Një i mbijetuar i dytë u gjet sot në Detin e Kinës Jugore pas përmbysjes së një anijeje transportuese nga tajfuni Maysak në mesjavë.

Anija Gulf Livestock 1 transportonte 6,000 lopë e kishte 43 anëtarë ekuipazhi, kur u zhduk nga radarët të mërkurën.

30-vjeçari filipinas i gjetur sot në një barkë shpëtimi është vetëm i dyti i mbijetuar, teksa një i tretë i gjetur disa orë më herët u deklarua i vdekur.

Ekuipazhi përbëhej nga 39 detarë nga Filipinet, dy nga Zelanda e Re dhe një nga Australia.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë po shuheshin sot me afrimin e një stuhie të re të fuqishme, tajfuni Haishen.

Gulf Livestock 1 ishte nisur nga Zelanda e re më 14 gusht drejt Kinës, në udhëtimit që pritej të zgjaste 17 ditë.

Të mërkurën mjeti kishte dërguar një sinjal emergjence nga ishujt Amami Oshima në jugperëndim të Japonisë pasi u bllokua nga tajfuni Maysak.

I mbijetuari tha se motori i anijes pësoi avari para se mjeti të goditej nga një valë e fuqishme e të përmbysej.

Kufomat e bagëtive ishin parë të pluskonin në zonën e mbytjes së anijes.

Leave a Reply