Vetëm Sulejman Rexhepi përkrahu kriminelët

Dy vite më parë, në botë ndodhi një ndër skenat më makabër të regjistuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll hyri gazeari Jamal Kashogi dhe nga aty kurrë më nuk doli! U ngrit e tërë bota në këmbë me kërkesë për t’u hetuar rasti, sepse kishte argumente të forta për të dyshuar dhe për të paditur se, aty brenda kishte ndodhur krimi kundër gazetarit, krim ky që më vonë do të shkaktojë krizë të fortë ndërkombëtare si dhe do të tundë interesa gjeostrategjike në mbarë botën.
Autoritetet arabe premtuan se, nuk do të jetojnë me këtë njollë të krimit porse rastit do t‘i shkojnë deri në fund ndërsa të gjithë përgjegjësit do të vihen para drejtësie.
U gjetën shumë fakte e argumente për t’u bindur autoritetet arabe se, me të vërtetë, në një zyre diplomatike arabe qenka likuiduar një gazetarë me qëndrime kritike kundër autoriteteve mbretërore arabe. U vërtetua se Jamal Kashogi është vrarë në mënyrë më barbare brenda konsullatës arabe në Stamboll.
Në këtë kohë, Sulejman Rexhepi, duke u ndjerë tërësisht i izoluar nga bota arabe, duke qenë se e mundonte shumë fakti që arabët e kishin futur në listë të zez, nisi të dërojë letër përkrahje autoriteteve arabe sa herë që ata gjendeshin në cak të kritikave të ndryshme, qoftë lokale, rajonale apo botërore. Një prej letrave përkrahëse që Sulejman Rexhepi ia nisi Mbretërisë së Arabisë Saudite ishte edhe një letër përmes së cilës solidarizohej me krimin e autorëve që e kishin ushtruar mbi gazetarin arab, Jamal Kashogi.
Natyrisht, ky skandal i Sulejman Rexhepit nuk kaloi pa i rrëqethur faktorët ndërkombëtar në vend dhe më gjërë, ndërsa ky përkahës i krimit u vlerësua edhe si i vetmi rast në botë që është solidarizuar me vrasësit e gazetarit Jamal Kashogi.
Së fundmi autoritetet e Mbretërisë Arabe kanë shprehur dënime konform ligjeve arabe. Disa diplomatë janë dënuar me nga 24 vite burg kurse 5 të tjerë janë dënuar me vdekje. Bashkëshortja e të ndjerit Kashogi, e veja Hatixhe Xhengis, ka deklaruar për ABC News-in amerikan se, pas këtij dënimi të kriminelëve shpirtërisht ndjehet paksa më e lehtë por, do të lehtësohej fare sidomos kur para drejtësisë do të gjendeshin dhe ta merrnin dënimin e merituar edhe përkrahësit monstër që u shprehën të lumtur me rastin e ekzekutimit të bashkëshortit të saj.
Pra, rasti u zbardh, autorët u ndëshkuan, kurse Sulejman Rexhepi ngeli si përkrahës i vetëm në botë i krimit monstruoz.

Ky është linku ku do ta shihni faksimilin e letrës përkrahëse drejtuar autoriteteve arabe nga Sulejman Rexhepi, ky “ambasador paqe” blerës i dekoratave nga bisnes OJQ-të fiktive.

https://reformohu-bfi.blogspot.com/2018/10/sulejman-rexhepi-dje-akuzonte-arabine.html

Leave a Reply