Vetëvendosje dhe LDK afër marrëveshjes

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takimin e mbrëmshëm që është mbajtur në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, në periferi të Prishtinës, në Prapashticë, LDK dhe LVV kanë përafruar qëndrimet, duke lëvizura nga pozicionet e ngrira të paraqitura së fundmi përmes letërkëmbimit dhe videove.

Bëhet e ditur se palët tashmë kanë gjetur një zgjidhje kompromisi dhe pothuajse janë pajtuar lidhur me postin e Kryeparlamentarit dhe Presidentit.

Zgjidhja për postin e Kryparalentarit është gjetur përmes rotacionit.

Këtë post do të vazhdojë të mbajë Glauk Konjufca i LVV-së në dy vitet e ardhshme, kurse pas dy vitesh në këtë post do të vijë përfaqësuesi i LDK-së.

Gjithashtu LVV është pajtuar që LDK të propozojë kandidatin e saj për President të vendit në vitin 2021, kur presidentit Thaçi i skadon mandati. 

Leave a Reply