Vetëvendosje propozon Kurtin mandatar për Kryeministër, vendimi dorëzohet te presidenti (Dokument)

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia ka drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje për caktimin e mandatarit për kryeministër.

Po ashtu ky veprim vjen në momentin kur është paralajmëruar edhe mundësia e dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga kryeparlamentari, pozicion ky i kërkuar nga LDK-ja në negociatat për formimin  e koalicionit, raporton Telegrafi.

Vendimi me emrin e mandatarit për kryeministër i është dorëzuar presidentit Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Leave a Reply