Vetoja bullgare, opozita kërkon dorëheqjen e Zaevit

Kërkohet takim liderësh, qeveria kundër

Kryeministri Zoran Zaev ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk ka negociata me BE-në dhe tashmë nuk ka arsye që ai të mbetet Kryeministër,thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Mashtruesi Zaev premtoi dhe gënjeu se do të dorëhiqet nëse nuk marrim datë për negociata. Premtimet e karrierës së tij janë “jetë për të gjithë” dhe anëtarësimi në BE. Në të dy çështjet nuk pati sukses dhe zhgënjeu. Tani duhet të ketë pak moral dhe të dorëhiqet”

Por, socialdemokratët mendojnë ndryshe. Derisa vendimi bullgar për mosmiratimin e kornizës negociuese është dënuar nga BE-ja, nga LSDM-ja thonë se ky veprim i Bullgarisë është pritur me gëzim dhe eufori në VMRO-DPMNE.

Nëse kanë pak përgjegjësi për interesat e qytetarëve në Pallatin e Bardhë, duhet të ndalen t`I gëzohen situatës së vështirë në të cilën gjendet vendi. Ky është momenti kur disa cështje kombëtare I tejkalojnë përplasjet e zakonshme partiake. Nëse nuk mund dhe nuk duan të ndihmojnë, së paku mos të pengojnë

Nga ana tjetër, edhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për Çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Qeveria Zaev-Ahmeti dështoi për të gjashtën herë në negociatat me BE-në dhe ata tani dështuan në njërin nga kriteret më të rëndësishëm siç është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Dështuan për shkak të qasjes mashtruese të politikave të Zaevit dhe për këtë u përballen me veton bullgare”.

Opozita vlerëson se pas vetos bullgare është i domosdoshëm një takim liderësh që të saktësohet pozicionet e Maqedonisë së Veriut, kurse nga ana tjetër nga Qeveria sigurojnë se nuk ka nevojë për takim të tillë dhe se vendi ka një strategji të qartë duke kërkuar konstruktivitet nga të gjithë aktorët politik.

Leave a Reply