(Video) Aksion anti-drogë, në pranga përfundojnë 5 persona

Gjatë ditës së djeshme (05.09.2020) zyrtarë policor nga Njësiti për luftë kundër krimit të organizuar , njësiti kundër tregtisë së paligjshme me drogë në bashkëpunim me njësitet speciale dhe SPB-SHKUP, në koordinim me PTHP për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, kanë privuar nga liria 5 persona, përfaqësues të grupit kriminel për furnizim dhe distribuim të kokainës në më shumë lokacione në Shkup dhe qytete tjera të vendit./Alsat/

Leave a Reply