VIDEO / Shembet ura në Arizona

Një urë u shemb në shtetin amerikan të Arizonës dhe me këtë rast, një tren e kaploi zjarri teksa u përhap një tym i madh.

Sipas nbcnews, një pjesë e urës ra dhe zjarri u përhap përgjatë gjithë strukturës. Dëshmitarët thonë se tymi i madh mund të shihej me kilometra larg vendit të ngjarjes.

Pjesëtarët e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, duke u munduar ta kontrollojnë zjarrin.

“Vajza ime dëgjoi një zhurmë, u zgjua dhe pa se një pjesë e trenit po binte në liqen”, thotë një nga dëshmitarët e aksidentit.

“Është mirë që fjeta, sepse kisha ndërmend të shkoj në liqen sot. Shpresoj që njerëzit që ranë në ujë u shpëtuan dhe se ata janë mirë”, shkroi një grua në Twitter e cila jeton afër aksidentit.

Ndryshe, aksidenti detyroi mbylljen e rrugës kryesore të zonës metropolitane të Phoenixit, në të dy drejtimet afër zjarrit, tha Departamenti i Transportit në Arizona.

https://twitter.com/ArizonaDOT/status/1288486875192111110/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1288486875192111110%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshembet-ura-ne-arizona-nje-tren-u-perfshi-nga-flaket-disa-vagone-perfunduan-ne-liqen%2F

Leave a Reply