VIDEO / Shpërthim i tmerrshëm në depon e municioneve, evakuohen 10 fshatra ruse.

Autoritetet ruse evakuuan sot me urgjencë banorët e më shumë se 10 fshatrave në rajonin Ryazan, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një depo municionesh.

Tymi mbuloi të gjithë zonën përreth këtyre dhjetë fshatrave, njoftoi Reuters, duke iu referuar agjencisë Interfax. 

Dëshmitarët thonë se shpërthime të forta u dëgjuan nga depoja dhe se gjithçka dukej e tmerrshme.

Leave a Reply