VIDEO/ Skema 3D, si u ekzekutua me mitraloz të telekomanduar ‘babai i bombës’ iraniane

Mohsen Fakhrizadeh, “babai” i bombës bërthamore iraniane, u ekzekutua me një mitraloz të komanduar nga një satelit me “inteligjencë artificiale”.

Fakhrizadeh u qëllua për vdekje në 27 nëntor, teksa ndodhej në një autokolonë jashtë Teheranit, raporton CNN.

Ndërkohë që është ndërtuar edhe skema në 3D e vrasjes së arkitektit të bombës bërthamore, që ekzekutohet në momentin që autokolona futet në rrethrrotullim. Goditja Mohsen Fakhrizadeh i vjen nga një mitraloz që ishte montuar në një kamion në krah të rrethrrotullimit.

Kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se u përdorën “metoda speciale” dhe pajisje elektronike. Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare u shpreh se ishte se një mitraloz i montuar në kamionçinë “Nissan” i pajisur me një sistem inteligjent satelitor.

Leave a Reply