Virusi misterioz në Kinë, humbin jetën 4 persona

Virusi misterioz që ka prekur Kinës kohët e fundit ka marrë jetën e katër personave.

Virusi është përhapur në më shumë se 220 pacientë në disa provinca, si dhe në Tajlandë, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Autoritetet mjekësore kineze, më 20 janar, konfirmuan se 15 veta nga personeli mjekësor, ishin infektuar me koronavirusin e ri. Përhapja tek punonjësit e mjekësisë tregon se virusi transmetohet më lehtë sesa mendohej më parë.

Ndërkohë organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka thirrur një takim urgjent më 22 janar, për të diskutuar krizën dhe për të përcaktuar nëse shpërthimi i virusit është një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Zyrtarët shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.

Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, porse ende mbeten shumë paqartësi rreth tij. Ky shpërthim, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars gjithashtu një koronavirus që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Leave a Reply