Vjedhja e shekullit/ Grabiten bizhuteri me vlerë 1 miliard euro

E pabesueshme ajo që ndodhur në Keshtjellen Mbreterorë të Drezden në Gjermani.

Sipas gazetës, Bild, Kështjella e famshme ka rënë pre e grabitjes por cfarë grabitje. Bëhet fjalë për afro 1 miliard euro dëm si pasojë e vjedhjes së një sasie të konsiderueshme diamantësh dhe bizhuteri të tjerë super të cmuara.

Të gjitha sendet me vlere I përkasin përiudhës së para viteve 1800, raporton Vizion Plus.

Duhet theksuar se në zonën muzeale të kështjellës janë vendosur gjithsej mbi 4 mijë bizhuteri. Banda e hajduteve, thuhet ne lajmin e Vizion Plus, mori vetëm sende të cmuara antike në sallën “Gruene Gewoelbe” por që nuk peshonin shumë, duke lënë në muze sende të tjera me vlerë shumë të madh por pak më të vështira për tu transportuar.

Plani I grupit criminal mesa duket ka qënë I studiuar deri në detaj pasi ndricimi I të gjitha rrugëve që të lidhin me kështjellen është prere dhe po ashtu është ç’aktivizuar edhe alarmi brenda në kështjellë.

Megjithatë, njera nga kamerat e lidhur me një system të ndryshëm sigurie I ka kapur në aksion banditet ndonëse është shumë i vështirë identifikimi I tyre.

Policia mberriti 5 minuta pas sinjalizimit në vendngjarje, mirëpo hajdutet ishin larguar nga Kështjella./Vizion Plus/

Leave a Reply