Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë nesër rrezimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Ajo thotë se nuk do të mund të bëhet një qeveri tjetër legjitime me partitë që LDK’ja ka premtuar se nuk do të bashëpunojë. Thotë se edhe shtetet e QUINT’it kërkuan funksionalitetin e Qeverisë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë është caktuar me  votat e shumicës së kryesisë së Kuvendit, ndërsa ajo k votuar kundër mbajtjes së seancës të cilën e ka kërkuar LDK’ja.

Osmani përvec kësaj thotë se është kundër rrezimit të Qeverisë dhe beson se pas saj nuk do të mund të krijohet një qeveri tjetër legjitime.

“Natyrisht që unë kam shprehur qendrimin tim kundër këtij mocioni, sepse unë kam besuar se nga 6 tetori por edhe para 6 tetorit se e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjimitet, qeveri që në vetëvete ka të përfshirë njerëz  që jo vetëm që nuk janë të korruptuar po edhe që në mënyrë efektive e luftojnë krimin dhe korrupsionin”, është thënë kryeparlamentarja, 

Leave a Reply