Vjosa Osmani viziton Tiranën/ “Parlamenti i Shqipërisë të miratojë rezolutë për të dënuar genocidein serb në Kosovë”

Vjosa Osmani presidente në detyrë e Kosovës nisi një vizitë tre ditore në Tiranë.

Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta tha se ekzistojnë  mundësi ende të pa shfrytëzuar për të ardhmen e dy vendeve tona përfshi mundësi praktike që kufiri shtetëror të jetë i padukshëm. Presidentja  Osmani kërkoi  eliminimin e  çdo barriere  sado e vogël të jetë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Vjosa Osmani: Po tentohet të tjetërsohet e vërteta. Serbia genocide në Kosovë. Kemi nevojë që Shqipëria të jetë zëri jonë atje ku ne nuk kemi zë. Na duhet fuqizim ndërkombëtar i  Kosovës. Kuvendi Shqipërisë të miratojë rezolutën  që do të dënonte genocidin serb në Kosovë. Shqetësim pasivizimi adresave të shqiptarëve në Medvegjë.

Presidentja Osmani u pyet edhe për situatën politike në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Vjosa Osmani: Politika në Kosovë e paparashikueshme. Deri në fund të janarit do të qartësohet. Ne nuk duhet ti shohim zgjedhjet si problem por mund të forcojnë institucionet demokratike.  Zgjedhjet fuqizim i  demokracisë.

Ndërsa presidenti Ilir Meta dha këtë koment për sa i  përket protestave të fundit në vendin tonë duke e lënë të hapur mundësinë e thirrjes të një proteste nga vetë ai.

Ilir Meta: Të jeni të sigurtë nëse do të ketë një manifestim tjetër nga presidenti do të ketë një dhe vetëm 1 dhe do të jetë publik dhe do të jetë manifestimi i fundit kundër dhunës për ti dhënë fund njëherë e mirë një regjimi të dhunshëm ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë. 

Leave a Reply