Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën, zbulon për çfarë u diskutua

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Në postimin e saj, Von der Leyen e konsideron Ramën si mik të mirë, ndërsa më tej shkruan se kanë diskutuar për të ecur me procesin e zgjerimit dhe planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor.

”Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.”- shkruan Von der Leyen.

Leave a Reply