Vrasja e kushëririt të Fatmir Haklajt, gjendet makina e djegur në Has

Gjendet një makinë e djegur në fshatin Golaj të Hasit që mendohet të jetë përdorur në vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriqi mbrëmjen e të dielës në Bajram Curri.

Makina tip Ford e gjetur në Has ishte pa targa ashtu sikurse u raportua edhe mjeti me të cilin është qëlluar në ecje e sipër 47 vjecari Gjyriqi të dielën në orën 23:32 në lagjen “Partizani” të Bajram Currit.

Ende nuk ka një konfirmim nëse në makinën e djegur janë gjetur apo jo prova që mund të vërtetojnë përdorimin e këtij mjeti në vrasje.

Guxim Gjuriqi, djali I tezes së Fatmir Haklajt ishte duke mbyllur biznesin e tij, një lokal pranë karburantit që zoteronte në këtë zonë të qytetit të Bajram Currit.

Vec pistës së hakmarrjes por shihen edhe pista të tjera lidhur me vrasjen e biznesmenit.

Leave a Reply