Vrau 2 protestues, arrestohet 17-vjeçari amerikan

Në rrjetet sociale u publikuan pamje të tij i armatosur

Policia amerikane arrestoi një 17-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e 2 protestuesve dhe plagosjen e dy të tjerëve natën mes të martës dhe të mërkurës në Kenosha. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të momente kur ai qëllon me automatik mes turmës.

Kjo video tregon momentet kur një person i armatosur qëllon mes turmës së protestuesve në Kenosha, gjatë manifestimeve të dhunshme anti-racizëm mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, pas plagosjes nga policia të afro-amerikanit Jacob Blake.https://www.youtube.com/embed/5V-wS-4adh8

Ai është Kyle Rittenhouse, 17-vjeç ndaj të cilit tashmë janë ngritur akuza për vrasjen e 2 protestuesve dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Ky ishte edhe bilanci më tragjik ditor i protestave që shpërthyen që në fundjavë, teksa fillimisht u mendua se protestuesit u qëlluan nga policia.

17-vjeçari u ndalua natën e të mërkurës në shtëpinë e tij në Illinios, në një qytezë fare pranë kufirit me shtetin federal të Ëisconsin-it. Pas ngjarjes, ai ishte rikthyer në shtëpi i qetë.

Kyle Rittenhouse ishte pjesë e një grupi racistësh të armatosur, të cilët kishin dalë vullnetarisht për të mbrojtur rendin publik dhe bizneset nga turmat e plaçkitësve, që shfrytëzonin kaosin e krijuar nga protestat.

Në të tjera video, Rittenhouse shfaqet po atë natë para se të qëllonte ndaj protestuesve duke qëndruar pranë një dyqani për shitjen e makinave, duke pretenduar se po bënte roje.

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje përmes Tëitterit, t’i jepet fund valës së dhunës në rrugët amerikane, teksa urdhëroi dërgimin e njësive speciale të gardës kombëtare në Kenosha.

Leave a Reply