Vritet gjyqtarja në Tiranë, ish-bashkëshorti e qëllon me armë zjarri në makinë

Hafizi  nuk arriti t’i mbijetojë atentatit të dytë të ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemi i cili po në të njëjtën mënyrë tentoi ta vriste dy vite më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në sheshin “Shtraus” në Tiranë,  kur gjyqtarja e gjykatës administrative të Shkodrës sapo kishte hipur në mjetin e saj tip benz.

Në këtë moment afrohet ish-bashkëshorti dhe e qëllon disa herë me pistoletë. Plumbat ishin fatalë për 39-vjecaren e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia arriti të arrestojë menjëherë ish-bashkëshortin vrasës, ndërsa sekuestroi dhe armën e krimit.

Dy vite më parë nëna e tre fëmijëve u bë pre e një atentati të ngjashëm. Teksa pushonte në një prej hoteleve të plazhit në Golem të Kavajës në po të njëjtën mënyrë 53-vjecari Kasemi tentoi ta vriste.

Ai u fut në ambientet e lokalit dhe nxori një pistoletë për të qëlluar ish-bashkëshorten, e cila në atë kohë ishte ndarë me të prej dy muajsh.

Ishin disa klientë të cilët ndihmuan të ndjerën, por dhe një patrullë policie, e cila gjendej disa metra më tutje të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës dhe arrestimin e Kasemit. Në atë kohë gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë me burg, por që dy vite më pas Kasemi u lirua nga çdo akuzë, duke i patur duart e lira për krimin e rëndë.

Leave a Reply