Vuçiç i trembet Trump/ Druhet se mos presidenti amerikan hyn në takimin Kosovë-Serbi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se bisedimet mes delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës ka shumë gjasa të mbahen më 3 dhe 4 shtator, e kjo për shkak të mundësisë që në takim të shfaqet edhe vetë presidenti Donald Trump.

“ Megjithatë, kjo nuk është e sigurt” – tha Vuçiç të shtunën në një intervistë për televizionint serb, Prva. Pas konstatimit të gazetarit se presidenti amerikan, në rastin kur bëhet fjalë për vende të vogla, paraqitet në një takim vetëm kur është në lojë diçka tejet e rëndësishme, Vuçiç u përgjigj: “kjo më shqetëson.”

Të premten, Vuçiç kishte paralajmëruar mundësinë e shtyrjes së takimit në Uashington, që ishte paralajmëruar për 2 shtator. Mirëpo, nga Qeveria e Kosovës, më 21 gusht, thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë informacione nëse takimi do të shtyhet.

Zëri i Amerikës ndërkohë, duke iu referuar burimeve nga shtëpia e bardhë, tha se takimi do të shtyhej me dy ditë, por pa dhënë asnjë detaj më shumë. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, më 14 gusht njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese iu përgjigjën pozitivisht pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Administrata amerikane ka konfirmuar se në këtë takim do të bisedohet për çështjet ekonomike.

Leave a Reply