VV: Nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që në një tubim elektoral foli për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës “për shekuj me radhë”.

LVV thotë se besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës.

“Ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua ‘prej qytetarëve’, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, ‘Kosova – Një histori e shkurtër’, i cili tash e dy dekada është bërë lekture për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë”- shkruan në deklaratë LVV.

Sipas këtij subjekti politik, “nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës. E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë”.

Deklarata e plotë e VV-së:

Dje dëgjuam presidentin e ShBA-ve të flasë në një tubim elektoral për “ndalje të vrasjeve masive mes Kosovës dhe Serbisë”, që paskan bërë krime të tilla kundër njëra-tjetrës, “për shekuj me radhë”.

Besimi se lufta e Kosovës e ka themelin te urrejtjet e lashta etnike, e te mospërputhja esenciale mes popullit serb e shqiptar, është besim i gabueshëm, i cili injoron rolin kryesor të Milosheviqit dhe regjimit të tij në shkaktimin e luftës. Po ashtu, ky besim anashkalon faktin se lufta nuk u urdhërua e nuk u organizua “prej qytetarëve”, por prej ushtrive e policive, me hierarki e përgjegjësi të qartë komanduese. Këtë temë e shtjellon historiani Noel Malcolm, “Kosova – Një histori e shkurtër”, i cili tash e dy dekada është bërë lektyrë për ushtarakët e KFOR-it, pra edhe ata amerikanë, të stacionuar në Kosovë, dhe mendojmë se duhet të lexohet edhe prej diplomatëve e këshilltarëve të presidentit që merren me çështjen e Kosovës e atë të Serbisë. Nëse lufta në Kosovë do të kishte qenë e karakterit etnik, pra dallimi etnik na paska shkaktuar konfliktin, atëherë kurrë nuk do të intervenonte NATO dhe Milosheviqi nuk do të mund të konsiderohej përgjegjës prej vetë ShBA-ve, NATO-s, OKB-së, e vendeve kryesore demokratike të botës. E vërteta është që prapa krimeve e masakrave qëndronte një aparat shtetëror gjenocidal (i cili më herët kishte sulmuar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë), kurse në anën tjetër populli shqiptar i pambrojtur në Kosovë, që u vetëmbrojt. NATO nuk mund të qëndronte duarkryq teksa Srebrenica po përsëritej në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Serbia ka ushtrinë më të armatosur dhe buxhetin më të madh ushtarak në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe blen armë prej Perëndimit, por ç’është më e keqja, vazhdimisht blen prej Rusisë, e së fundi u bë vendi i parë evropian që blen sisteme armatimi prej Kinës. Ndërsa Kosova, e cila ka partner të vetëm gjeopolitik perëndimin, ShBA e NATO, ka një ushtri minimale, nuk ka as armatim të rëndë e as buxhet të mjaftueshëm. Si mund ta rrezikojë Kosova e varfër dhe e çarmatosur Serbinë? Është Serbia ajo që ka pretendime në Kosovë, dhe armatimi i saj ofensiv nuk ka për synim vendet e largëta të botës, por pikërisht vendet fqinje e në radhë të parë Kosovën.

Me këtë qasje rehabilituese të kriminelëve të luftës, nuk po vendoset paqja mes Kosovës e Serbisë, por po zgjatet konflikti i ngrirë. Paqja vendoset kur dënohen e çarmatosen fajtorët e kur ShBA mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe pavarësinë e Kosovës, siç ka bërë gjithnjë. Paqja vendoset kur Serbia e njeh Kosovën e pavarur dhe ballafaqohet me të kaluarën e saj. Jo kur rehabilitohen ish bashkëpunëtorët e Milosheviqit që bënë agresion e kryen gjenocid.

————————————————————————

Yesterday we heard the President of the United States speak at an election campaign rally about “stopping mass killings between Kosova and Serbia,” who supposedly have been committing such crimes against each other “for hundreds of years.”

The claim that the Kosova war has its basis in ancient ethnic hatred, and in a fundamental enmity between the Serbian and Albanian peoples, is mistaken, as it ignores the central role of Milosevic and his regime in bringing about that war. Furthermore, this claim ignores the fact that the war was not ordered or organized “by the people,” but by armies and police, with a clear hierarchy and command responsibility. This topic is expounded clearly by the historian Noel Malcolm in his “Kosovo: A Short History,” which for two decades has been required reading for KFOR soldiers — including American soldiers — stationed in Kosova. We believe it should also be read by the President’s diplomats and advisors dealing with issues related to Kosova and Serbia. If the Kosova war had been of an ethnic character, if ethnic differences supposedly had been the cause of the conflict, then NATO would never have intervened, and Milosevic would never have been considered culpable by the United States, NATO, the UN, and the major democratic countries of the world. The truth is that behind the crimes and the massacres lay a genocidal state apparatus, which had previously attacked Slovenia, Croatia, and Bosnia and Hercegovina. And on the other side was the unprotected Kosova Albanian people, who had no choice but to fight in their own defense. And NATO could not stand idly by while the horrors of Srebrenica were being reenacted all over Kosova.

The President’s statement comes at a time when Serbia has the most well-armed military and the biggest military budget in the Western Balkans. Some of these weapons it has purchased from the West; but more troubling is that it continuously purchases weapons from Russia as well, and recently became the first European country to purchase weapons systems from China. Kosova, on the other hand, whose only geopolitical partners are in the West, including the United States and NATO, has a small army and does not possess heavy weaponry; nor does it have a sufficient budget. How can a poor, unarmed Kosova pose a danger to Serbia? After all, it has always been Serbia that has laid claim to Kosova, not the other way around. Serbia’s offensive weapons do not have as their target faraway lands, but rather its neighbors, with Kosova being first and foremost in its sights.

A rehabilitative attitude toward war criminals will not bring peace between Kosova and Serbia; it can only prolong our frozen conflict. Peace will come when the guilty are punished and disarmed, and when the United States supports international justice and Kosova’s independence, as it has always done. Peace will come when Serbia recognizes the independence of Kosova, and when it confronts its own past — not with the rehabilitation of Milosevic’s collaborators, guilty as they are of committing aggression and genocide.

Leave a Reply