Xhamia e Ohrit 107 vite pa ezan?!

Kohë më parë, në Ohër, Xhamisë së Ali Pashës iu rykthye minarja e rrënuar 107 vite më parë. Një ceremoni patetike, me kulmin e fallcifikimit të vet, u përcoll edhe përmes mediave të shumta. Lajmi që u publikua në dhjetra media ishte: “Pas 107 vitesh thirret ezani nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër”!!! Askush nuk e përgënjeshtroi këtë fake news

Shkrun Elizabeta Doko, Ohër

Edhe babë, gjysh e stërgjysh më janë falur në këtë Xhami, pas çdo ezani që është thirrur për namz! Organi i BFI të Ohrit gjithnjë është përkujdesur për këtë xhami, ia ka bërë hyzmetin, siç i themi ne, gjithnjë duke e pasur peng në shpirt një të vërtetë! Mungesën e minareve, të cilat i janë shkatërruar qysh në luftërat ballkanike (1912). Falë autoriteteve turke, u arrit që, më në fund, Xhamia e Ali Pashës ta rikthejë të paktën njërën minare! Këta autoritete e morën mbi vete edhe meremetimin e xhamisë edhe rikthimin e njërës minare! Iu qasën punës me ekspertë dhe me financa të veta. Dhe, në ditën e përurimit të kësaj Xhamie tashmë me minare, disa hajna, disa fallsifikues të së vërtetës, disa matrapazë, më në krye Sulejman Rexhepin, silleshin si triumfues në pragun e Xhamisë! Ja, ja, ç’punë të madhe paskemi bërë ne! Kush ne? Sulejman Rexhepi? E vetmja e vërtetë është që para disa viteve ai ka hedhur firmën në një marrëveshje të arritur paraprakisht në mes të Muzeut të Ohrit, autoriteteve turke si dhe BFI-së, si pronare e xhamisë! Dhe, Sulejman Rexhepi do të tregojë duke u krrekosur se “ja, ja, ç’ka bërë nënshkrimi im! Falë atij nënshkrimi, sot Xhamia është me minare”!

Vjedhësit e meritave të huaja, janë “vëlla” me gënjeshtrën e cila, ose i ka këmbët e shkurta ose hundën e gjatë! Po nejse, nuk është fort me rëndësi përpjekja e vazhdueshme e SulejmanRexhepit me bandën e vet në vjedhjen dhe përvetësimin e meritave të huaja! Është shumë e dhimbshme heshtja e tij para fake news-it, gënjeshtër kjo e cila, nëse heshtet, gjithësesi që do të përfundojë si “e vërtetë” në “korist” të Sulejman Rexhepit. Pas 107 viteve, vjen Sulejmani “i madhërishëm” dhe, në prezencë të tij na u thirr ezani në Xhaminë e Ali Pashës në Ohër?! Të heshtet kjo gënjeshtër e ky trillim a nuk është mëkat prej Zotit si dhe prej të gjithë atyre personaliteteve fetar e kombëtar, madje edhe prej strukturave aktuale të Myftinisë së Ohrit, prej myftiut aktual, prej të palodhshmit efndi Gazmendit, të cilët avash-avash e kanë rikthyer dinjitetin e myslimanit në Ohër!

A e dinë këta të Bashkësisë Fetare Islame të uzurpatorit Sulejman Rexhepi se, në atë xhami, të paktën nja 20 vite ka shërbyer e ka jetuar Ramadan Hoxha! A e di Sulejman Rexhepi se, diku më vitin 2000, në këtë xhami, me rastin e “Isras ë dhe Miraxhit”, në prezencë të tij dhe të shum personaliteteve fetare nga vendi, është thirrur ezani dhe janë falur të gjithë! (Që nga ajo kohë ai më nuk është falur në këtë xhami)! Struktura aktuale e myftinisë janë përpjekur që për çdo vakt namazi aty të kumbojë ezani, pati apo nuk pati minare xhamia! Nëse në atë xhami janë kryer të gjitha ceremonitë e namazeve, atëherë, pse ofendohen myslimanët e Ohrit, të cilët, i bie që, ndonëse janë falur, ata nuk e kanë ditur se po falen pa thirrje të ezanit? Kush është ai trim që na i ofendon baballarët, gjyshërit, vëllezërit, mysfairët tanë, të cilët, gjithnjë janë falur pas thirrjes së ezanit! Nuk është Mulla Sula shkaktar që, ja “pas 107 viteve të thirret ezani në Xhaminë e Ali Pashës”! Këtë “meritë” e ka qejf Sulejman Rexhepi por, ne, myslimanët e Ohrit, do ta themi të vërtetën: në këtë Xhami, në kohë paqe (madje edhe në kohë lufte kur Sulejman Rexhepi ikte dhe fshihej në “kupaqi gaçica” nëpër Ulqin) gjithjë është thirrur ezan, gjithnjë myslimanët janë falur, natyrisht, kurrë nuk ka ndodhur që të falet ndonjë namaz pa ezan! Dhe kjo është meritë e hoxhallarëve tanë, është meritë e organit fetar islam të Ohrit dhe, këtë të vërtetë nuk ka të drejtë askush ta shtrembërojë, siç është meritë edhe e autoriteteve turke që ky ezan të kumbojë edhe nga minarja e vet, gjë që nuk është aq shumë e rëndësishme kjo, nuk është farz, sepse, ndryshe, do të duhej që çdo shtëpi myslimani të jetë edhe me minare!/TopTetova/    

Leave a Reply