Xhelozia ndaj kryeministrit Edi Rama!

LEONS HASANI/

 

U bënë tashmë 6 muaj nga zgjedhjet e 25 qeshorit të vitit 2017, të cilat rikonfirmuan Z. Edi Rama si kryeministër për një mandat të dytë. Por, njëkohësisht këto zgjedhje i dhanë një status të ri kryeministërit Rama.

 

Çfarë statusi?

Statusin e një kryeministri fuqiplotë që nuk e ka më luksin të ndaj pushtetin me dikë tjetër.

Pikërisht ky status i ri ishte shkëndija e parë që shqetësoj opozitën, mediat, kundërshtarët si dhe faktorët e tjerë brenda dhe jashtë vendit.

Ndërkohë ky pushtet i ardhur në duart e kryeministrit, pa duar që prekin timonin kryeministror është testI më i rëndësishëm për qeverinë Rama 2, por sidomos për vetë kryeministrin, është prova për të treguar nëse ai do të dijë të mirëqeverisë Shqipërinë dhe shqipëtarët.

Por, le të merremi pak me statusin e ri të kryeministrit dhe reagimet që ka sjell ky status.

Në gjatshtë muajt e parë të mandatit të dytë të qeverisë Rama 2 çuditërisht kemi parë një ekspansion  apokaliptik fyerjesh, trrillimesh dhe akuzash drejtuar kryeministrit për çdo ngjarje që është apo nuk është në kompetencë të tij.

Personalisht nuk jam kundra që një qeveri apo një kryeminister  të mos akuzohet, shahet apo protestohet. Por, unë e shohë problemin diku tjetër.

Kam zell të shohë arsyet e vërteta përse kemi një sulm të çakorduar ndaj kryeministrit, aq sa na ka krijuar preceptimin se të gjithë janë kundra kryeministrit.

E gjithë zhurma politike në gjykimin tim ndjek llogjikën e mëposhtme.

Së pari, opozita dhe media filluan të xhelozojnë ndaj statusit të ri të kryeministrit.

Më tej, kjo xhelozi shkriu ngjyrat brenda opozitës për t’i treguar Edi Ramës rilindjen e dashurisë së vjetër, një dashuri e rilindur prej frikës së pushtetit të ri.

Momenti dytë i xhelozisë, midis opozitës, medias dhe kryeministrit ishin kur kryeministri filloj të konkuroj fuqishëm median me ERTV-n, si dhe kur opozita filloj të pëlqej kreativitetin e kryeministit për programin e qeverisë së tij.

Reaksioni i menjëhershëm i kësaj xhelozie egoiste u materializua në kundërpërgjigje anemike ndaj kryeministrit.

Do isha shumë i lumtur të shihja një sulm të koordinuar në aspektin llogjik, funksional dhe ligjor ndaj qeverisë dhe kryeministrit, por këtë gje nuk po arrij ta shoh as tek opozita as tek media.

Arsyet?

Sepse janë të paqetë nga statusi i ri i  kryeministrit, janë inferior ndaj kreativitetit për ta luajtur këtë loj me kryeministrin, si  dhe janë shumë të trembur prej reformës në drejtësi.

Të gjitha këto kanë bërë që opozita së bashku me median të zgjedhin strategjinë e gabuar në luftën ndaj kryeministrit.

Çfarë do ti sugjeroja?

Vecanërisht opozitës do i sugjeroja ta braktisi mënyrën e vjetër për ta luftuar kryeministrin me 1000 akuza, fyerje dhe sharje në ditë, dhe të fokushet në një  luftë tjetër më të rëndësishme, që është ajo me popullin. Nëse opozita fiton popullin, e ka fituar edhe luftën me kryeministrin.

Sjelljet e njëanshme të partive politike për interesa lidershipi nuk i shërbejnë interesave kombëtare, ato godasin stabilitetin dhe imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e ndërkombëtarëve.

Ne qytetarëve nuk duhet të na interesojnë më shumë lojrat e brendshme të partive politike për të siguruar numrat në parlament sesa momenti historik i Shqipërisë në mardhëniet me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Në këtë moment nuk kemi nevojë për shkelqimin verbues të qeverisë, por as për lotët e rrem të opozitës dhe medias për bëmat e kryeministrit.

Le të lutemi që xhelozinë ta këthejnë në dashuri për Bashkimin Europian.

 

Leave a Reply