Zaev: BE kërkon që fillimisht të ideohet “Vetingu”, pastaj të zbatohet

Për zbatimin e vetingut në gjyqësi BE kërkon fillimisht të gjenden mënyra që ai të ideohet e pastaj të zbatohet, duke e parë përvojën e Shqipërisë ku janë zbrazur mbi 200 vende të cilat nuk kanë mundur të plotësohen, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Në pyetjen nëse BE e ka kundërshtuar vetingun në gjyqësi, ai sqaroi se argumentet e Brukselit kanë qenë se duhet të shkohet me përgjegjësi individuale dhe se nuk ka kapacitet – qendër e resurseve e cila gjatë një vetingu eventual do t’i plotësonte vendet e zbrazëta.

“Por tashmë Akademia është duke i përgatitur 60 kandidatë, menjëherë në fillim të vitit 2020 do të vazhdojnë me 60 kandidatë të rinj. Jemi duke negociuar me BE-në dhe dëshirojmë ta arrijmë të a.q. “korsia e shpejtë” e cila do të na japë mundësi që të gjithë juristët me mbi pesë vjet përvojë pune, duke aluduar para së gjithash për bashkëpunëtorët profesional në prokurori dhe gjykata, avokatë por edhe juristë të tjerë të cilët kanë përvojë praktike që të munden tre deri në katër muaj të shkojnë në testime për ta dhënë provimin dhe të mund të jenë prokurorë dhe gjykatës të ardhshëm. Gjithsesi, si vend kandidat për anëtarësim edhe kjo do të jetë temë e negociatave me BE-në. Argumentet tona janë – ne jemi vend i vogël, nëse nuk i shfrytëzojmë kapacitetet të cilat tashmë kanë përvojë praktike atëherë nuk do të mund t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë të cilat na presin në shtet. Besoj se do të shqyrtohen të gjitha variantet, ajo që do të thotë prodhim më i madh për kuadrot e ardhshme për prokurorë publikë dhe për gjykatës, por edhe korsitë e tilla të shpejta do të mundësojnë një proces, të cilin si vullnet të shprehur politik mund ta plotësojmë”, tha Zaev në vizitën e sotme në “Rimes”.

Leave a Reply