Zaev: S’ka zgjedhje pa u votuar Ligjet në interes të qytetarëve

Kuvendi mund të mos shpërbëhet me 12 shkurt në rast se paraprakisht nuk miraton ligjet që janë në dobi të qytetarëve. Këtë e deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Ligjet thelbësore, mosmiratimi i të cilave pengon pensionet, transferet sociale, rritjen e pagave, gjithë ajo që nënkupton jetë për qytetarët, atëherë zgjedhjet edhe mund të shtyhen. Këtë sot nuk e përcjell si kërcënim, për shkak se përgjegjësia e çdo deputeti pavarësisht nga pushteti apo opozita është përgjegjësi edhe e Qeverisë, pushtetit lokal dhe gjithë të tjerëve që paga marrin nga qytetarët. Ashtu që ndjek çdo ditë gjithçka që ndodhë në Kuvend. Unë nuk e dëshiroj shtyrjen e zgjedhjeve, 100 herë kam thënë se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen por njëkohësisht obligim së pari qytetarë më pas edhe politik është që të mos lejojmë që të frenohet interesi i qytetarëve, kjo është më e rëndësishmja. Do të vjen 12 shkurti dhe një pjesë e ligjeve nuk janë miratuar që janë të rëndësishëm për qytetarët, atëherë nuk e shoh logjikën se pse të votohet për shpërbërjen e Kuvendit”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Leave a Reply