Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore.
“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.