Zbardhet diskutimi i Ramës me Metën/ PS e hapur për zgjedhje në çdo datë

Zbardhen detaje nga takimi disa-minutësh që kryeministri Edi Rama pati me presidentin Ilir Meta për të folur për datën e zgjedhje parlamentare të 2021.

Burime për “Vizion Plus” konfirmojnë se Rama, si kryetar i PS, është shprehur i gatshëm për të mbajtur zgjedhjet në çdo datë. Vetëm 2 majin ai e refuzon sepse festohen Pashkët Ortodokse.

“Jemi të hapur për çdo datë, përveç 2 majit që janë Pashkët”, mësohet t’i ketë thënë Rama, Metës.

Partitë aleate të PD kanë propozuar 18 prillin si datën kur qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit. Ndërsa më herët, nga ana e socialistëve qe propozuar data 9 maj. Tani pritet takimi i Metës me liderin demokrat, Lulzim Basha, zv/kryetarin e LSI, Luan Rama dhe me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari.

Leave a Reply