Zbulimi i shkencëtarëve që mund të pengojë përhapjen e koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh në një universitet britanik besojnë se ata kanë bërë një zbulim që “ndryshon lojën” në luftën kundër koronavirusit.

Studiuesit në Universitetin e Bristol e kanë përshkruar studimin e tyre si thelbësor dhe shpresojnë se mund të ndalojë virusin në gjurmët e tij.

Ekipi drejtohej nga Prof Christiane Schaffitzel nga Shkolla e Biokimisë në Bristol dhe Prof Imre Berger.

Ata zbuluan atë që ata e quajnë një xhep të virusit ku mund të injektohen ilaçe antivirale për ta ndaluar atë të funksionojë para se të hyjë në më shumë qeliza njerëzore.

Ata zbuluan se koronavirusi përdor një molekulë të vogël të quajtur acid linoleik për të lidhur vetveten dhe për tu përhapur.

Si rezultat, ekipi beson se tani ekziston një mënyrë për të prishur lidhjen dhe që virusi të bëhet jo-infektiv.

 “Ne vërtet u habitëm nga zbulimi ynë dhe pasojat e tij. Këtu kemi një molekulë që është në qendër të atyre që heqin pacientët me COVID-19. Dhe virusi shkakton gjithë këtë kaos duke mbajtur këtë molekulë. Pyetja tani është sesi ta kthejmë këtë zbulim kundër virusit dhe të mposhtim pandeminë”, tha prof.  Berger.

Ekipi drejtues i studimit tha se ka arsye për shpresë se me ilaçet antivirale, virusi do të eliminohet para se të hyjë në qelizat njerëzore.

Leave a Reply