Zgjedhjet 2020

Nga Zenun Fejzulla /

Sot, dita filloj me daljen e qytetarëve për të realizuar të drejtën e votimit. Sa është e çuditshme pamja e ushtarit partiak! Sa pamje e mjerë është ajo, mandej të shkon mendja të ja japish nja 100 denar që ta freskoj shpirtin me një lëng të freskët ose ujë të gazuar!

Duke e parë këtë mendoja dhe thosha me vetin: paramendoje pamjen e këtillë edhe pas formimit të qeverisë, deri ku do të na çoi ky shtet i jonë i dashur dhe i vogël!

Por jo!

Ne jemi vetjak, ne jemi të vet-pëlqyer, ne në fitoren jemi krenar sepse mendojmë se medoemos ashtu të ishte…

Sa jemi të çuditshëm!

Sa jemi mandej të padefinuar, a jemi për vetveten ose jemi për të afërmit ose për askënd tjetër e as për vetveten!

Po çka nëse humbi?!

Mandej edhe nëse humbë, njeriu normal do të thoshte: “I  falem Zotit që nuk fitova, për arsye se nëse mendoj më mirë, do të kuptoi se as 10% prej asaj që kamë thënë nuk do të mund ta përmbush”.

Shtrohet pyetja: sa janë normal në garën për zgjedhje dhe thënë me kusht “fitoren”?

Mendoj se është normal që të shtrohen këtë parametra real për të menduar “fituesi” ose “humbësi”.

Nuk më mbetët tjetër përveç të ju dëshiroi fat edhe fituesve edhe humbësve.

Leave a Reply