“Zhvatja” vazhdon më 10 dhjetor

Me dëshminë e Ana Kamçevës, bashkëshortes së Jordan Kamçevit, më 10 dhjetor duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Reket” në të cilën akuzohen ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski – Boki 13.

Sot dëshmoi Jordan Kamçev i cili tha se disa herë i akuzuari Boki 13 ka tentuar ta shantazhojë me, sipas tij, lëndën e kurdisur “Perandoria” e ngritur nga nga Prokuroria Speciale Publike, i cili ka pasur për qëllim në mënyrë ilegale të përvetësojë shumë më të madhe. Boki përmes projekteve të ndryshme ka tentuar të zhvat para, por në këtë Kamçev ka reaguar duke e njoftuar kryeministrin Zoran Zaev i cili i ka thënë se rastin duhet ta denoncojë në Prokurori te Vilmas Ruskoska. Kamçev në konsultim me një mik nga Bullgaria e ka dërguar Boki 13 në shtëpinë e dëshmitarit dhe i ka dhënë një milionë euro në një çantë të Lui Uiton dhe tërë këtë e kanë incizuar kamerat. Këtë e ka bërë dhe i ka dorëzuar incizimet në prokurori.

Nga Jovanovski, dëshmitari ka marrë ofertë për Pi-ar reklamë, Kamçev i ka ofruar 50.000 euro në çka Boki 13 është ndier i ofenduar për vlerën e shumës.

Në deklaratën e tij, Kançev ka thënë se më pas Boki 13, së bashku me Kiçeec, i kanë ofruar biznes për hapjen e freshën molleve.

Sipas deklaratës së tij i është ofruar projekt tjetër për shtëpitë e pensiononit, ndërsa në atë takim i ka kërkuar katër milionë euro.

“Në ndërkohë kam paguar 180.000 euro për reklamë në televizionin e tij. Më pas i ka nxjerrë një fotografi me Janevën, pas çka më tha se po përgatitet diçka e madhe kundër meje”, deklaroi dëshmitari dhe shtoi se “Reket” është konstruuar nga Boki 13 dhe disa persona të tjerë.

Dëshmitari tha se edhe prokurorja Lile Stefanova përmes mikut të saj Vanço Çifliganec ka kërkuar mjete për vajzën e Liles për ordinancë në ndërtesën e Adoras.

Kamçev e përmendi edhe drejtorin e ndjerë të Telekomit, Zharko Lukovski, i cili gjithashtu është shantazhuar nga Boki 13 se do të bllokohet në “Perandori” dhe menjëherë i ka paguar 10.000 euro, ndërsa më pas edhe 250.000 euro.

Kamçev më pas është arrestuar dhe ka ofruar garanci për arrest shtëpiak, ndërsa në ditët e para në kompanitë ka pasur edhe inspektime në të gjitha ndërmarrjet. Kjo, tha ai ishte një presion i paramenduar nga Boki 13, përmes Stevanovas dhe Janevës.

Ai i ka ofruar Jovanovskit 250.000 euro, ndërsa Boki 13 i ka transmetuar se Janeva është shumë nervoze, pas çka Kamçev ka vendosur t’ia paguajë milionëshin.

Derisa ishte në arrest shtëpiak, Kamçev katër herë ishte në PSP në bisedime dhe në njërën prej atyre seancave dëgjimore Katica i ka thënë “atë që po e dakordon me Bokin përfundoje”.

Kamçev ka denoncuar në DSK se i ka dhënë para Bokit në një çantë Lui Uiton dhe më pas i akuzuari ditën tjetër ka ardhur tek ai dhe i ka thënë se nga Janeva e ka mësuar se policia financiare e ka ndjekur, sepse ka nxjerrë një shumë të madhe parash, në çka Kamçev i është përgjigjur se ato janë para që i ka nxjerrë për të dhe për Katicën.

Drejtori i DSK-së e ka këshilluar Kamçevin për t’i ruajtur të gjitha harfdisqet që të jepen në ekspertizë dhe të shfrytëzohen në lëndë.

Pas deklaratës së dëshmitarit Orçe Kamçev, filluan pyetjet e kryqëzuara, ndërsa sot në seancë duhej të vinte edhe bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, si dëshmitare, por ajo nuk erdhi, pasi ishte e sëmurë.

Në seancën e parë për rastin “Reket” që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi e pranoi fajin për rastin dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës.

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.

Boki 13 dhe Katica Janeva do të dëshmojnë se nuk janë fajtorë. Prokurorja publike Vilma Ruskoska në fjalimin hyrës në seancën gjyqësore tha se viktima në këtë lëndë nuk janë ata të cilëve u janë kërkuar para, por jemi viktima të gjithë qytetarët e këtij shteti.

I akuzuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13 në Gjykatë tha se kishte jetuar për ditën kur do të mund të flasë, sepse është cak i linçimit publik pesë muaj për rast të montuar të quajtur “Reket”. E akuzuara e dytë Janeva, tha se nuk ndjehet fajtore dhe se është krenare për PSP-në dhe ekipin të cilin e kishte udhëhequr katër viteve.

Në kuadër të rastit “Reket”, Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se hetimi për “Reket” është zgjeruar, gjegjësisht është sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave fizike dhe një person juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit se i akuzuari i parë ka bërë vepër të vazhduar penale “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale.

Leave a Reply