20 mijë vdekje nga Covid në Greqi! Dy herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së për 1 milion banorë


Me 77 humbje jete në 24 orët e fundit, numri i viktimave në Greqi prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 20.055.

Sipas statistikave zyrtare, vendi ka arritur të ketë prej nëntorit, dy herë më shumë vdekje se mesatarja e vendeve të BE-së për 1 milion banorë.

Qeveria greke dhe specialistët e pandemisë, të shqetësuar për vazhdimësinë e përhapjes së infektimeve, të cilat dje ishin përsëri mbi 6000 , bëjnë thirrje për një kujdes të madh gjatë festave të fundvitit, ndërkohë që numri i rasteve me variantin e ri “Omicron” ishte të hënën dhe parashikohet trefishim i tyre në çdo javë.

Modelet matematike vlerësojnë se Greqia do të përballet me valën e pestë në mesin e muajit janar, ku nuk përjashtohet që numri i infektimeve ditore të shkojë nga 20000 deri në 50000.

Për këtë arsye, një prej masave të orëve të fundit që deklaroi kryeministri Mitsotakis, duke përjashtuar mundësinë e një lockdown-i të ri, është shpërndarja e dy testeve të shpejta falas për të gjithë popullsinë, një në prag të Krishtlindjeve dhe tjetri në vigjilje të Vitit të Ri.

Theksojmë se në të gjithë vendin:
-Në ambientet e mbyllura të restoranteve e bareve hyjnë vetëm personat e vaksinuar.
– Të pavaksinuarit lejohen të shërbehen vetëm në ambientet jashtë, me test të shpejtë negativ.
– Në të gjitha qendrat tregtare dhe dyqanet, përveç supermarketeve dhe farmacive, të vaksinuarit hyjnë me certifikatë vaksinimi dhe të pavaksinuarit me test negativ të 48 orëve të fundit.

Të paktn mbi 10000 policë do të jenë këto ditë në gatishmëri për të kontrolluar respektimin e masave në qendrat e qyteteve, aty ku ka grumbullim njerëzish, në ambiente tregtare dhe argëtuese. Gjithashtu do te ketë edhe mesazhe zanore nga autoritetet për përdorim të maskave në këto vende.

Leave a Reply