Kriza politike, Moisiu: Zgjidhja duhet të vijë nga politikanët shqiptarë

Në lidhej me çështjen e shumë debatuar, atë të ndryshimit të kufijve, një nga nënshkruesit e marrëveshjes së Rambujesë,   Christopher Hill shprehet se zgjidhjet e shpejta mund të sjellin probleme. Kurse lidhur me krizën politike në Shqipëri, ish- presidenti Moisiu zgjidhjen e sheh të politikanët shqiptarë. 

Një nga firmëtarët e marrëveshjes së Rambujesë, Christopher Hill, komentoi debatin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Është një proces, tha Hill, për të cilin duhet të tregohet shumë kujdes dhe se sipas tij zgjidhjet e shpejta zakonisht sjellin shumë probleme.

Hill: Ndonjëherë ka ndryshime mes dy vendeve dhe njerëzit mendojnë se ndryshimi i kufijve mund ta zgjidhë. Zakonisht këto diferenca janë të thella dhe besoj se është e rëndësishme të kemi një këndvështrim të plotë, secilat janë këto ndryshime përpara se dikush të vijë dhe të thotë se kjo është një zgjidhje e shpejtë, por  kjo mund të shkaktojë edhe probleme. Pra unë nuk jam kundër por duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë çështje. 

Në Samitin  e Paqes për Europën Juglindore 2019, ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Alfred Moisiu u fol dhe për krizën politike në vend, për të cilën, Moisiu duke falenderuar punën e ndërkombëtarëve shprehet se zgjidhja duhet të vijë nga politikanët shqiptarë.

Alfred Moisiu:Shqipërinë do ta bëjmë ne shqiptarët. Miqtë tanë sigutrisht që na kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë, por jem ine që duhet të bëjmë punën kryesore. Mos të presim që gjërat tona të na i zgjidhin të tjerët, sepse kjo nuk është e drejtë dhe nuk është e mundur dhe praktikisht kështu ka ndodhur.

Në radhë të parë unë mendoj që politikanët tanë duhet tëq mendojnë më pak për veten dhe më shumë për popullin.

Në lidhje me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Moisiu vlerëson çdo proces i cili kalon përmes rrugës kushtetuese dhe se nuk sheh asnjë problem kur bazuar në kushtetutë kërkohet të sqarohen marrëdhëniet mes politikanëve kryesor të vendit./Ora News/

Leave a Reply