Nuk dihet se ku gjenden ish-ministja e Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, që tanimë janë edhe dy të dyshuarit e parë në rastin ”Titanik” të bërë publik nga Prokuroria Speciale, për keqpërdorime dhe manipulime me zgjedhjet e kaluara, transmeton INA.
Ndërkohë, sipas “24Vesti”, telefonat celular të këtyre dy zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së janë të fikur dhe nuk përgjigjet askush. Dy protagonistët nuk janë deklaruar për aktakuzat e ngritura dhe kërkesën për paraburgosjen e tyre. Një nga portalet maqedonase Maktel ka shkruar se Jankullovska dhe Janakievski mund të jenë arratisur në Serbi. (INA)