A i frikësohet Sulejman Rexhepi Allahut Fuqiplotë

Sulejman Rexhepi kurrë nuk e ka pasur frikë Allahun xh. sh. Nuk e ka as sot dhe as në të ardhmen! Sikur ta kishte frikë Allahun Fuqiplotë nuk do të punonte si spiun i armiqve të islamit. Po ta kishte frikë Allahun Fuqiplotë nuk do të vidhte dhe nuk do ta shkatërronte vakëfin! Sikur ta kishte frikë Allahun Fuqiplotë, Sulejman Rexhepi për këto kohë sa i kanë ngelur do të tërhiqen në itiqaf dhe tërë këtë pjesë të jetës do ta kalonte duke e lutur Allahun Mëshirëplotë që ta falte për të gjitha krimeve që i ka bërë

Shkruan: Elbare Korça

Një demagog i pashembullt nga grupi i pseudohumanoidëve që i ka shqiptaria, paska marrur pjesë në një event, në “vendlindjen e Skënderbeut”, siç u shpreh injoranti, në Fushë Krujë me rastin e inagurimit të Xhamisë së Re. Na lodhi me një përshEndetje fiks 5 minuta e 12 sekonda! Ishte i tëri në film! Mendonte injoranti se është Skënderbe dhe se po i drejtohej mbarë shqiptarisë! “Shqiptarët myslimanë nuk duhet t’i frikësohen askujt përveç Allahut Fuqiplotë”, na porositi rrebeli, ortodoksi kundër pushteteve që nuk japin lekë! Siç morëm vesh në tubim, ky farë demagogu edhe b… po e lika në tavolinë nëse i jep dikush lekë. Kjo u dëshmua edhe në fund! Pse ky ta përgëzojë z. Gëzim, investuesin e kësaj Xhamie, dhe pse ta dekorojë me “simbolin” e BFI-së së RMV-së? Dikush në tubim tha: “po mundohet ta gjuaj! Ta fusë në bisnes në Maqedoninë e Veriut dhe ta zhvasë deri në palcë! Në fund, ta dëbojë duke iu kërcënuar, si shumë investitorëve të tjerë deri më sot!
Po, fjala është për Sulejman Rexhepin, për të cilin natë e ditë lexojmë shkrime, informohemi, njohtohemi me të bëmat e tij si të një Eskobari ballkanik! Është hidhëruar dhe i ka ngrirë raportet me ish-kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, vetëm pse ky ia ka kërkuar raportin finansiar të lekëve që shqiptarët i kanë donuar për vëllezërit tanë të prekur nga një vërshimë katastrofale dhe tragjike! Në Komunitet na kanë informuar se Sulejman Rexhepi i ka vjedhur lekët e shqiptarëve, i paska blerë një Gollf 7 nipit të vet për ditëlindjen e dymbëdhjetë, i cili akoma nuk di ta pastrojë hundën e vet!
Nga të gjitha ato shkrime si dhe nga shumë rrëfime që është dëgjuar për këtë kapobando (Sulejman Rexhepin) na rezulton se ky është i vetmi “trim” i cili nuk e ka frikë Krijuesin tonë! Sepse, është dokumentuar si hajn, si zhvatës, si spiun, si bashkëpunëtorë i shërbimeve antikombëtare e antifetare, si rrenc profesionist, si i babëzitur, si përvetësues i të gjitha parave që i japin myslimanët e Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e jetës fetare islame aty, vjedhës dhe përvetësues i ndihmave humanitare, si keqpërdorues i të gjitha aksioneve fetare, si shitës i vizave të haxhit, si lubi e parave të paguara për kurbanë për mijëra myslimanë; është dokumentuar si rrënues i vakëfit të BFI-së të cilën e ka uzurpuar dhe e ka privatizuar deri në nivel të bisnes-firmës private. Ka vjedhur dhe ka shtruar në mënyrë galopante pasurinë e vet me të cilën e ushqen familjen, për të cilën thonë se e ka tërësisht të degjeneruar. Dhe, ky person t’i frikohet Allahut Fuqiplotë? Vallë, të jetë penduar dhe, me vrap o burra t’ju themi që mos t’i frikohen askujt përveç Allahut Fuqiplotë. Apo, Sulejman Rexhepi mendon se pushteti shqiptar nuk duhet të respektohet, nuk duhet ta kemi frikë dhe, ta rrënojmë e ta shkatërrojmë shtetin, sepse “vetëm Allahun Fuqiplotë duhet ta kemi frikë”!
Frika ndaj Allahut Fuqiplotë manifestohet duke mos gënjyer, duke mos vjedhur, duke mos ua sharë të tjerëve gratë dhe nënat, duke mos ju hyrë në hak shokëve, duke mos i tradhëtuar shokët dhe duke mos ua marrur kafshatën e gojës shokëve, duke mos shpikur kundër atyreve që ftojnë në rrugë të drejtë, duke mos i ofenduar ata, duke mos e prekur asnjë pjesë të vakëfit për interesa personale, duke e kaluar kohën e duhur në ibadete e në lutje, duke u penduar e duke ikur në çdo sekond nga harami, duke qarë nga gëzimi që ka pranë Allahun dhe jo nga makthi i frikës prej Tij për haramin që e ushtron në çdo hap e në çdo sekond të jetës së vet.
Sulejman Rexhepi duhet të frikësohet prej Zotit edhe në momentin kur i refuzon vlerat, kur bashkohet me kriminelë për ta ndjerë “forcën reale”, me qëllim që të ketë mbrojtje të blinduar, të mos ketë frikë as nga Allahu Fuqiplotë, të bëjë çfarë t’i dojë zogu i qejfit, të manipulojë, të shantazhojë, të urdhërojë në haram dhe në miratim të haramit të tij! Dhe, ky farë Mulla Sula t’i frikësohet Zotit? Me tërë këtë haram biografie dhe, madje t’i japë të drejtë vetes që të ftojë në frikë nga Allahu Fuqiplotë?! Ky mendon se shqiptarët dhe myslimanët jashtë Maqedonisë së Veriut nuk e njohin, nuk kanë dëgjuar e lexuar për të si për kriminelin e kalibrit të Eskobares dhe se, mundet t’i japë vetes të drejtë të manipulojë e ta pështyjë nderin që i bëhet? Edhe ky gjest i tij dëshmon se ai nuk i frikësohet Zotit. Sulejman Rexhepi kohën e ka jo të inagurojë xhami, sepse ato hapen edhe pa te, por kohën e ka që të futet brenda xhamisë dhe, deri sa t’i plasin sytë duke qarë e lutur, duke kërkuar falje e duke u penduar, të mos dalë nga aty derisa nuk iu kërkon hallallëk të gjithëve, madje edhe qenve të katundit që i ka helmuar sepse po ia trembin zagarët. Kur i mëkatshmi fton në frikë ndaj Allahut Fuqiplotë, kjo jo vetëm që është demagogji, por, mbi të gjitha, është mëkat i madh. Mëkatari edhe në lutje bën mëkate, sepse mendon se do ta manipulojë Zotin dhe se Ai do ta falë nga mëkatet dhe krimet. Majc!
Prezencat e Sulejman Rexhepit nëpër evente të popullit, nuk flasin për atë si për “njeri popullor”, por, flasin për madhështinë e popullit për të injoruar prezencë edhe të kriminelëve dhe provokatorëve, sepse populli shqiptar për më të madhin kijamet nuk ka pranuar që ta prishë gëzimin e festës popullore.

Leave a Reply