Alarmohen shkencëtarët, variant i ri Covid me numër të lartë mutacionesh

Shkencëtarët kanë lajmëruar se është shfaqur një tjetër variant i ri i Covid i cili përmban një numër të lartë mutacionesh. Kjo dukuri mund të shkaktojë valë të tjera të virusit duke shmangur barrierat mbrojtëse të organizmit.

Janë konfirmuar vetëm 10 raste në tre shtete nga sekuencat e gjenomës së ADN-së, por kjo ka krijuar mjaft shqetësime te studiuesit. B.1.1.529 përmban 32 mutacione në proteinën që mundëson hyrjen e virusit në organizëm, ku janë mbështetur pjesa më e madhe e vaksinave anti-Covid. Mutacionet rrisin aftësinë e virusit për të infektuar qelizat duke shkaktuar përhapjen e tij, ndërsa në anën tjetër është më e vështirë për qelizat imunitare që të luftojnë patogjenin.

Rastet e para me variantin e ri kanë ardhur nga Afrika e Jugut, ndërsa një tjetër në Hong-Kong. 36-vjeçari në Hong-Kong sapo ishte kthyer nga Afrika e Jugut dhe testi PCR rezultoi negativ. Pasi u kthye më 11 Nëntor, rezultoi pozitiv më datë 13 teksa kryente karantinën.

Shkencëtarët do të vazhdojnë të vëzhgojnë B.1.1.529 për shenja të përhapjes më të gjerë dhe zhvillimit të tij.

Leave a Reply