Apeli liron tre protestues të Astirit, banorët lidhen me zinxhirë jashtë gjykatës

Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë  për 3 protestues të Astirit, të cilët ishin në paraburgim për bllokimin  në zonën e Unazë së Re.

Janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Gramoz Shehu, Ilir Katiraj dhe Skënder Doda.

 Ndërkohë banorët e Astirit të cilët ishin jashtë ambienteve të gykatës janë lidhur me zinxhirë.

Klevis BalliuPse mbahen këta persona? Thjesht dhe vetëm për presion. Thjesht dhe vetëm për dhunë. Me një vendim politik çfarë do të thotë? Që sot ligji dhe gjykata nuk egzistojnë. Ju bëjmë me dije se arrestime të tilla janë dhe një nga arsyet se pse nuk hapen negociatat për Shqipërinë. Sepse si mund t’i hapësh negociatat një vendi që nuk lejohen protestat. Si mund t’i hapësh negociatat kur arrestohen këta banorë të cilët e nxorrën qeverinë lakuriq dhe bënë transparencën totale për vjedhjen, korrupsionin për mega aferën korruptive tek Unaza e Re dhe nuk arrsetohet asnjë person për sa i përket pjesëmarrësve në atë projekt korruptiv. Anjë nga deputetët, drejtorët askush. Dini ju të më thoni mua se kush është arrestuar për aferën korruptive të Unaza, pavarësisht se është vërtetuar dhe stërvërtetuar? Absolutisht asnjë person. Janë arrestuar vetëm banorët e Unazës, janë arrestuar vetëm qytetarë të lirë. Kjo masë, në mënyrën më absolute është në shkelje totale të ligjit.

Leave a Reply