Apeli: Shpëtim Gjika, i pafajshëm. Kryebashkiaku: Nuk është dita të flas për rikandidim

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorimin e detyrës me lejet e ndërtimit.

Shpëtim Gjika, edhe sipas Apelit, është i pafajshëm për akuzën e ngritur ndaj tij, disa javë më parë. Në fund të vendimit, Gjika ka deklaruar se e priste këtë vendim, pasi ishte i bindur në pafajësinë e tij.

“Do të jem në krye të detyrës deri në fund të afatit. Nuk është dita të flas nëse do të rikandidoj për Bashkinë e Vlorës”, tha Gjika.

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshme edhe zyrtaren e Bashkisë së Vlorës, zonjën Eleni Dardhaj.

Leave a Reply