Arrestohet i plagosuri nga vrasja e dyfishtë në Pejë

Dy persona u vranë në Pejë të mërkurën. Të dy ishin anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat për Deçanin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se aty ka mbetur edhe një person i tretë i plagosur e që është arrestuar.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka thënë Sveçla.

Dyshohet se i plagosuri është vëllai i Ademajt.

Leave a Reply