Arrestohet autori i vrasjes së të riut shqiptar në Itali dy ditë më parë. Policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin Jasin Sulo,pasi pasditen e 30 dhjetorit vrau bashkëkombasin e tij 26 vjeçar Ermal Abdushi.Ngjarja ndodhi në Varese të Italisë në banesën e Sulos. Abdushi u transportua menjeherë në një spital të zonës Tradete në Vareze nga një i afërm i tij në gjendje kritike, ku dhe vdiq pak më vonë.Sipas të afërmit të plaga ishte shkaktuar me armë zjarri aksidentalisht, por kur policia shkoi në shtëpinë e Jasin Sulos në Locate Varesino për të parë se çfarë kishte ndodhur, 30 vjeçari ishte zhdukur dhe gjurmët e gjakut në apartament ishin fshirë, duke shtuar dyshimet te policia se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.Jasin Sulo u arrestua tek disa të afërm të tij shqiptarë, ndërkohë që arma e krimit, një revolver Smith & Wesson i vjedhur më 28 dhjetor në Alassio u gjet në fushat e Mozzate.Mbi 30-vjeçarin rëndojnë akuzat për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.Policia thotë se ende nuk është i qartë motivi i vrasjes. Po sipas policisë italiane, Sulo ka precedent penalë për armëmbajtje pa leje në Shqipëri, ndërsa viktima kishte precedent të mëparshëm për lëndë narkotike në Itali.Policia italiane ka arrestuar edhe dy shqiptarë të dyshuar si bashkëpunëtorë të Sulos, një u arrestua në flagrancë për posedim dhe trafikim të kokainës dhe fshehje të armës së krimit, ndërsa tjetri për ndihmë dhe pastrimin e shtëpisë pas ngjarjes.
Orban thirrje për “ndryshim” në parlamentin e BE-së: Do të doja t’ju bindja
Kreu nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirrje për “ndryshim” në Bashkimin Evropian, në një fjalim të mbajtur më 9…