Arrihet marrëveshja me Britaninë

Arrihet marrëveshja mes Britanisë se Madhe dhe Bashkimit Europian, sipas te cilës nuk do të këtë lehtësira ekonomike për emigrantët që shpërngulen nga një shtet i BE-së në një tjetër.Pakti historikë është njoftuar nga vetë presidenti i këshillit evropian Tusk, është nje hap i rendesishem per qëndrimin e Britanisë ne BE. Tusk dhe Kameron pranuan se union i ka dhënë një status të veçantë Britanisë brenda bllokut 28 anëtarësh. Sa i takon krizës së refugjatëve, propozimi i Londrës merret parasysh, por ai do të diskutohet gjerësisht gjatë një samiti të posaçëm me Turqinë në fillim të marsit. Pakti mes BE-së dhe Britanisë është mbështetur edhe nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Leave a Reply