Avioni shpërthen në flakë pas uljes së dështuar në Britani (video-foto)

Motori i një avioni BOEING 747 ka shpërthyer në flakë mbrëmë në aeroportin britanik të East Midlands.

Megjithë pamjet dramatike nuk raportohet asnjë plagosje nga incidenti me avionin gjigant të transportit të ngarkesave që vinte nga Leipzig në Gjermani mbrëmjen e djeshme.

Avioni shihet në pamje që ulet me përplasje në pistë e më pas nga motorët e tij dalin flakë.

Në videon e publikuar nga Airshow World shihet sesi krahu djathtë i avionit shpërthen në flakë ngjyrë portokalli.

Një nga dëshmitarët tha se avioni ishte përplasur me diçka në ajër gjatë uljes.

Disa spekulonin se mjeti mund të ketë goditur zogj me motorët e tij, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Leave a Reply