Banka Botërore: Ekonomia e Shqipërisë u tkurr me 8.4% këtë vit, rimëkëmbja e pasigurt

Banka Botërore ka publikuar këtë të enjte Raportin e Rregullt Ekonomik nr. 18 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia Shqipërisë, sipas raportit për vitin 2020, rritja pritet të tkurret me 8.4%. Ndërkohë, pozita fiskale e Shqipërisë për vitin 2020 pritet të përkeqësohet me rritjen e parashikuar të deficitit në 8.5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Rënia e aktivitetit ekonomik parashikon të ulë raportin e të ardhurave tatimore ndaj PBB-së nga 25.7 përqind e PBB-së në 2019 në 24.1 përqind. Të dy këta faktorë së bashku, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i lartë fiskal, mund ta rrisin borxhin publik të Shqipërisë në 81.4 përqind të PBB-së, thekson raporti.

Me ngadalësimin e përhapjes së pandemisë, në 2021 parashikohet të ketë një rimëkëmbje graduale të ekonomisë prej 5% për shkak të rifillimit të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit dhe rimëkëmbjes së ekonomisë globale. Mirëpo, për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike duhet që politikat mbështetëse të balancojnë zbutjen e ndikimit nga pandemia dhe forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Leave a Reply