Barazim pa gola me Uells

Lojë e mirë e kuqezinjve në miqësore

Nuk pati gola por miqësorja me Uells dha sinjale të mira të lojës së kuqezinjve me një kundërshtar të kualifikuar për në Europianin që do të nisë pas disa ditësh.

Shqipëria u shfaq më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit, por pa një gjuajtje konkrete drejt portës.

Të vetmin rast të mirë e pati Rey Manaj në minutën e 16’, por topi doli jashtë duke kaluar ngjitur me shtyllën.

Pjesa e dytë pati thuajse të njëjtën panoramë por ishin vendasit që u shfaqën më të vendosur për të marrë rezultat.

Trajneri Reja aktivizoi Cikalleshin, Seferin, Kallakun dhe Laçin, por nuk ka shumë ndryshim loja e kuqezinjve. Pati madje edhe me tension mes lojtarëve për shkak të luftës së fortë sportive në mesfushë.

Nga ana e saj edhe skuadra vendase kërkoi mundësinë e shënimit por mbrojtësit e shqipërisë si dhe portieri Selmani ishin të vëmendshëm, madje gardiani bëri paraqitje mjaft të mirë në debutimin e tij me fanelën e kombëtares.

Leave a Reply