Basha për ‘The Irish Times’: Shqipëria pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, gjyqësori i paralizuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  ka thënë se shpreson se Bashkimi Evropian do të nisë menjëherë negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që rendit një sërë problemesh që mund t’i bëhen pengesë vendit.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë të Lartë, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa prokuror të përgjithshëm, me një Parlament me vende të paplotësuara, dhe me një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij”.

Gjithashtu lideri i opozitës ndër të tjera ka theksuar se demokratët ka dhënë dhe do të vijojnë të japin mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.

 “Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar… dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”.

Leave a Reply