Basha përshëndet zgjedhjet: Populli i Kosovës votoi për ndryshim, mandatoi opozitën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Në një postim në facebook, Basha shprehet se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik.

“Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës”.

Për Bashën, “dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë”.

Kosova, nënvizon Basha, i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare.

“Urime Kosovë” përfundon Basha.

Leave a Reply