Biden kryeson bindshëm në sondazhe

Parashikohet të marrë shumicën në votat kolegjiale

Më pak se dy javë i ndajnë amerikanët nga zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 3 Nëntor, një përballje e ashpër mes republikanit Trump që kërkon rizgjedhjen në Shtëpinë e Bardhë dhe rivalit demokrat Biden.

Ish-zv/presidenti kryeson bindshëm me 9% diferencë ndaj presidentit aktual, siç tregojnë edhe këto shifra të analizave të sondazheve të kryera nga televizioni publik britanik BBC. Vota popullore nuk zgjedh drejtpërdrejt presidentin por 538 anëtarët e kolegjit me sistem proporcional në çdo shtet federal. Një kandidat për president duhet të sigurojë 270 anëtarë në kolegj mes 538 që ka në total ky institucion për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Siç duket edhe në këtë hartë, 14 shtete federale që kanë numrin më të lartë të anëtarëve në dispozicion janë vendimtare për të përcaktuar fituesin.  Në këto zgjedhe, Joe Biden kryeson në shumicën e këtyre shteteve federale dhe pritet të fitojë në pjesën më të madhe të vendeve, me triumfin në të cilat Trump mundi ish-rivalen Hillary Clinton në 2016-n.

Leave a Reply