Broja, rritet vlera e kartonit

Cies analizoi paraqitjen e lojtarit

Paraqitjet e mira dhe golat me kombëtaren i kanë rritur vlerën sulmuesit shqiptar Armando Broja. CIES, Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive me bazë në Zvicër, e konsideron vlerën e kartonit të futbollistit. Sipas kësaj qendre klubi që do të kërkojë të blejë Brojën duhet të paguajë nga 20-30 milionë euro. Kjo është shuma që aktualisht vlen lojtari i cili i përket Chelsea me një kontratë deri në 2026, por që është huazuar tek Southampton. 

Por si arrin observatori CIES në këtë përfundim? Janë 3 aspekte që merren në analizë. Lojtari, klubi ku luan, por edhe inflacioni.

Sa i përket lojtarit vlerësohet kohëzgjatja e kontratës, mosha e tij, statusi ndërkombëtar si futbollist i përfaqësueses, progresi në karrierë dhe performanca. Për klubin e Southampton analizohet niveli sportiv si dhe niveli ekonomik. Të gjitha këto të dhëna nxjerrin përfundim vlerën e transferimit të lojtarit.

Leave a Reply