Cakaj: Krenar për fjalimin e Ramës në OKB në mbrojtje të Kosovës

Ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me fjalën e kryenministrit Edi Rama në OKB.

Përmes një postimi në Facebook, Çakaj shkruan se është krenar për fjalën që kryeministri Rama ka mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Krenar me fjalën e Kryeministrit të Republikës të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm në mbështetje të pakursyer të Republikës së Kosovës, por edhe krejt pa dorashka, qoftë ndaj Serbisë për mosnjohjen ende të Republikës të Kosovës dhe qoftë ndaj BE-së, për mosliberalizimin ende të vizave për popullin e Kosovës !.#Vizion #Kurajo #ShqiptariEvropiane”.

Leave a Reply