Cakaj: Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj deklaroi se Bashkimi Europian ndodhet sot përpara një zgjedhje historike pasi është koha për të hapur negociatat me Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Cakaj shprehet se Shqipëria ka ndërmarrë reformat ë rëndësishme gjyqësore dhe se është shndërruar në një shteg të rëndësishëm për rajonin.

“Vendimi i sotëm do të jetë një provë për aftësinë e Bashkimit Europian për të realizuar premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme, duke u shndërruar në një shteg të rëndësishëm në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit”

Sipas Cakajt, një vonesë tjetër nga ana e BE për negociatat mund të ngadalësojë dhe prishë përparimin me reformat.

“Kjo është ora e Europës. Ne nuk kemi nevojë për tu izoluar dhe për të qenë të shkëputur dhe mënjanuar, por që Bashkimi Europian të jetë i hapur i drejtë dhe një dritë shprese në periudha të trazuara”.

Leave a Reply