Çfarë po ndodh në Grupin Demokrat? Lajmërohet shkarkimi i Hajdarit

Në Grupit Demokrat të opozitës parlamentare po diskutohet për ndryshimin e mundshëm të kryetares, Rudina Hajdari. Burimet konfirmojnë se diskutimet për postin e kryetarit janë zhvilluar midis deputetëve që kanë hyrë në Kuvend nga listat e PD-së, por nuk konfirmohet vendimi që është marrë.

Gjithsesi, është deputeti Korab Lita që nëpërmjet një reagimi njofton se është zgjedhur në krye të këtij grupi. Ai thekson se vendimi është marrë nga deputetët në “funksion të organizimit të brendshëm”.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Rudina Hajdari, e cila udhëheq këtë grup parlamentar që prej krijimit të tij.

Reagimi i Korab Litës

Te nderuar miq ,

Grupi Parlamentar Demokrat ne mbledhjen e tij te fundit, ne funksion te organizimit te brendshem beri ndryshim ne drejtimin e grupit.

Personalisht, dua t’ju dergoj nje falenderim kolegeve te mi te Grupit Parlamentar per vleresimin dhe besimin qe me dhane per te drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.

Detyra qe me eshte besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat une e shoh si nje pergjegjesi e aspak privilegj sidomos ne kete situate politike e institucionale ku ndodhet vendi yne.

Nepermjet jush dua te siguroj koleget, dhe te gjithe qytetaret Shqiptare, qe te gjithe bashke do jemi ne lartesine e duhur per te justifikuar besimin e dhene.

KL.

Korab Lita

Leave a Reply