Çka po ndodh në BDI? Faqja që e shante Hazbi Likën, e lavdëron Hisen Xhemailin?

Shumë anëtarë dhe aktivistë të BDI-së në Tetovë u janë drejtuar mediumeve duke pyetur se çka po ndodh në partinë e tyre, sepse nuk mund të marin sqarim prej partisë. Habi te ta ka shkaktuar faqja “BDI UCK” në facebook. “Kjo faqe deri dej shante Hazbi Likën, kurse tani lavdëron Hisen Xhemailin. Çka është duke ndodhur kështu?”, ka pyetur një aktivist i BDI-së në redaksinë e Tetova1. Sipas tij, e njëjta faqe lavdëron edhe Musa Xhaferin.

Për momentin nuk kemi ndonjë sqarim, shpresojmë se dega partiake në Tetovë do të dalë me ndonjë kumtesë./Tetova1/

Leave a Reply